Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë.
“Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë.
Të rinjtë tanë sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë.
Ndonëse përballë kemi shumë sfida, Kosova është vend që ofron.
Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë.
Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit.
Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...