E përditshmja austriake Der Standard sot gjatë ditës ka publikuar një bisedë me Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin.
Muhaxheri veprimet e fundit të Ramush Haradinajt në skenën politike i kishte ndërlidhur me mungesën e pushtetit ndërsa ka akuzuar Haradinajn se bashkë me njerëzit e tij është duke bërë para nga benzina dhe lojërat e fatit.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë për këtë duke thëne se kreu i Pejës ka filluar një luftë të pistë kundër tij dhe AAK-së.
“I gjendur përballë dështimeve të njëpasnjëshme në qytetin e Pejës, i tmerruar nga humbja e mbështetjes qytetare në nivel lokal e qendror dhe në përpjekje për të kamufluar këto dështime, ai është shndërruar në një shpifarak paranojak”.
“Pas shpifjes për Radoniqin që Isa Mustafës, pashpjegueshëm, i kishte dalë prej kontrollit, tash ky farë Muahaxheri del me një tjetër margaritar të skuadrave vrasëse ne Dukagjin dhe gënjen përtej mendjes së prishtë që e ka, duke bërë përpjekje që emrin tim dhe të njerëzve të ndershëm të UCK-së, ta lidhë me vrasjet, me bixhozin dhe kontrabandën e naftës” ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj këtë e ka cilësuar si shenjë hakmarrjeje pasi u ka dalë në pritë që të mos e kthejnë Serbinë në Kosovë dhe të mos e zbresin Malin e zi në Rugovë.
Ai ka pasur edhe një mesazh publik për të duke thënë se edhe do të ngritë padi kundër tij.
“Mesazhi im publik për Muhaxherin në Pejë e Muhaxherët tjerë kudo ku janë dhe për shefat e tyre në Prishtinë është se Komunizmi në Pejë e në Prishtinë nuk kthehet, as sot as pas 20 vjetësh, as kurrë! As Serbia s’ka më punë në Kosovë”.
“Meqenëse nuk është hera e parë që Gazmend Muhaxheri sajon shpifje të rrezikshme kundër meje dhe dinjitetit tim personal e familjarë, unë do të ngre padi kundër tij. Ai duhet t’i gjejë kush janë skuadrat vrasëse dhe t’i argumentojë një për një shpifjet e tij”.
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...