Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të Forumit të Dubrovnikut, sot ka zhvilluar takim bilateral me ambasadorin e Kanadasë në BE, Daniel Costello.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj vlerësoi përkrahjen e Kanadasë për Kosovën në të gjitha periudhat, ndërsa kërkoi mbështetje të mëtutjeshme edhe për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës në këtë periudhë.
Haradinaj e ka njoftuar ambasadorin Costello, për të arriturat e Kosovës, për prioritet e Qeverisë, zhvillimin ekonomik, për orientimin euroatlantik të saj, në të njëjtën kohë edhe angazhimin e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Qeveria e Kosovës është duke punuar me partnerët e saj ndërkombëtarë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit, andaj përkrahja e Kanadasë në këtë aspekt është e rëndësishme”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga ambasadori Costello mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve, kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë për avancimin e raporteve bilaterale edhe në rrafshin ekonomik dhe në fusha tjera të interesit reciprok.
Nga ana e tij, Ambasadori i Kanadasë në BE, Daniel Costello, pasi e falënderoi kryeministrin Haradinaj për fjalimin thelbësor në Forumin e Dubrovnikut, i vlerësoi të arriturat e Kosovës, duke shtuar se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat.
Policia e Kosovës dhe EUROPOL në aksion kundër krimit të org...
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...