Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron këto ditë në Shtetet e Bashkuara, ka takuar sot në Uashington ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropë, Wess Mitchell.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka treguar se me Mitchellin ka biseduar për “domosdoshmërinë e rritjes së rolit amerikan në rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për mbështetjen e Kosovës në ecjen e saj drejt integrimeve euro-atlantike”.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garancë që na jep siguri dhe shpresë! Vazhdojmë bashkë…”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.
Më herët, Haradinaj, bashkë me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kanë takuar gjeneralin H.R. McMaster, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump.

Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...