Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar sot përmes një letre Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, për të kërkuar nga ai informata të detajuara lidhur me vendimin e këtij institucioni për ndryshimin e tarifave të sigurimeve.
“Dje, kam kuptuar përmes mediave për vendimin e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me ndryshimin e tarifave të sigurimeve. Duke u mbështetur në nenin 32, pika 4, të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, dhe duke marrë për bazë reagimet e shumta të qytetarëve lidhur me këtë vendim, kërkoj nga ju një informatë të detajuar lidhur arsyeshmërinë e këtij vendimi si: baza ligjore, rrethanat ekonomiko-financiare të operimit të kompanive të sigurimeve në Kosovë, problemet dhe faktorët në bazë të të cilave bordi i BQK-së e ka marrë një vendim të tillë. Pres një përgjigje sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në letrën e kryeministrit në detyrë, Haradinaj drejtuar Guvernatorit Mehmeti./arbresh.info
LDK nuk e votoi Rezolutën për gjyqin e Hagës, kërkoi përfshi...
Kuvendi miraton përbërjen e 16 komisioneve parlamentare
Kjo është ‘Rezoluta e Hagës’ e miratuar nga Kuvendi i Kosovë...
Sigurohen pagat e marsit/ Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore
Bedri Hamza: Dy kuvende, një qëndrim – në mbrojtje të çlirim...
“Korridori i 8” përfshihet zyrtarisht në infrastrukturën e s...