Lideri i Aleancës për Kosovën (AAK) Ramush Haradinaj deklaroi se është i bindur që me partnerët në koalicionin qeveritar, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Iniciativa Socialdemokrate (Nisma), do të gjejnë zgjidhje për president të ri të Kosovës, prejse presidentit aktual Hashim Thaçi do t’i ndërpritet mandati.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit të sotëm me liderët e LSD-së dhe Nismës, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj, Haradinaj refuzoi të përgjigjet nëse partia e tij do ta lëshojë Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti (LDK) nëse koalicioni nuk pranon ai të bëhet president i ardhshëm i shtetit.
Presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi mandati pesëvjeçar i skadon në maj të vitit të ardhshëm, por ai paralajmëroi se edhe para asaj do të japë dorëheqje nëse Gjykata Ndërkombëtare për Kosovën, selia e së cilës është në Hagë, e konfirmon akuzën kundër tij për krimet në luftë dhe pas saj në Serbi në vitet 1998-99.
Një pjesë e mediave prishtinase publikuan në tekst se ditën e nesërme pritet tribunali i Hagës ta shpallë vendimin nëse kundër Thaçit dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish kryeparlamentar Kadri Veseli, do të ngritet akuzë, siç kërkon prokuroria speciale në korrniza të gjykatës.
Haradinaj pas takimit të sotëm me partnerët e Koalicionit, të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, deklaroi se beson që akuza kundër Thaçit dhe Veselit, si një ndër themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së, nuk do të ngritet./tv21
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...