Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj së bashku me kabineti e tij qeverisës kanë shkuar sot tek familja e të ndjerit Fadil Vokrri për ngushëllime.
Kryeministri Haradinaj i shprehu ngushëllime familjes Vokrri duke i uruar që ta kujtojnë vetëm për të mirë, shkruan arbresh.info.
“Ne emër të Qeverisë e ministrave ju shprehim ngushëllimet me te sinqerta. E kujtofshim për të mirë e me vizionin që e ka pas”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Vokrri ka qenë një njeri i mirë dhe se do ta kujtojnë gjithmonë me krenari.
Bashkë me Haradinajn e Pacollin ishin edhe ministrat Dhurata Hoxha e Uran Ismajli si dhe këshilltarë të kryeministrit Haradinaj./Arbresh.info





https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1816737341724683/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...