Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot hapjen zyrtare të pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), duke i çelur rrugën qarkullimit ajror ndërkombëtar të udhëtarëve vendas dhe të huaj përmes kësaj porte të re ajrore.
Ky vendim vjen si vazhdimësi e përgatitjeve intensive për operacionalizimin e aeroportit dhe pason fluturimin e parë certifikues të realizuar më 8 maj 2025, një moment kyç që dëshmoi gatishmërinë e tij për të mirëpritur linjat ajrore ndërkombëtare.
Aeroporti i Vlorës, një nga investimet më strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit, pritet të kthehet në një pikë të rëndësishme hyrëse për Shqipërinë, veçanërisht për rajonin jugor.
Me një vendndodhje ideale, më pak se një orë larg destinacioneve më të njohura turistike dhe qyteteve bregdetare, ai synon të tërheqë mijëra vizitorë çdo vit dhe të nxisë investimet e huaja direkte./atsh.al
Muriqi kërkon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe ndaj Barce...
Vuçiq: I di detajet që Prishtina, Zagrebi e Tirana i mendojn...
Vizita në Emirate, Osmani ndanë pamje teksa fluturon me heli...
Ambasada amerikane merr pjesë në transferimin e autoritetit ...
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...