Pas bllokimit disa orësh, është hapur për qarkullin pika kufitare në Merdarë.
Kështu ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, raporton Arbresh.info
Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se është hapur për qarkullim rruga që ishte e bllokuar më herët në pjesën e SRB. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.
Ndryshe, QKMK në mëngjes pati njoftuar qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e Serbisë, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim.
Sipas njoftimit të kësaj Qendre, bllokimi do të bëhej nga ora 12:00-15:00.
Me këtë rast QMK ka inkurajuar qytetarët që të përdorin Pikat e tjera Kufitare për qarkullim. /Arbresh.info/
LEXO EDHE
Protestat dhe bllokimi i rrugëve nga serbët, qytetarëve u kërkohet të mos udhëtojnë drejt Merdares
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...