Është hapur panairi i bletarisë dhe mjaltit në Bujanoc, ku ka mbledhur bletarët nga lugina e Preshevës, Kosova e Maqedonia.
Ky organizim, është ndër të rrallët që bëhen në këtë pjesë, e cila ka probleme të theksuara ekonomike.
Organizatorët thanë se nëpërmjet kësaj ngjarjeje, synojnë që të promovojnë veprimtarinë e bletarisë dhe të japin mesazhe se edhe me të, mund të mbijetohet.
Sipas Selami Isenit, kjo ditë është e rëndësishme dhe një mesazh se bletaria përveç kënaqësisë që jep, sjell edhe të ardhura familjare.
Këtë e ka përshëndetur edhe kryetari i komunës, Shaip Kamberi, i cili premtoi përkrahje për bletarët.

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...