HANDIKOS, sot do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, me ç’rast organizohet aktiviteti i një shëtitje 30 minutëshe me karrocë në njërën nga rrugët e kryeqytetit.
Pjesëmarrës do jetë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, të cilin do ta shoqërojë drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi, ndërkaq aktiviteti nis prej orës 13:30, nga objekti i vjetër i komunës së Prishtinës
Dita e Përdoruesve të Karrocës, për herë të parë u shënua më 2019 në Kosovë, me qëllim të arritjes së ndikimit pozitiv të karrocës në jetën e një personi, rikujtimit të numrit të përdoruesve të karrocës në vend dhe në botë, si dhe vetëdijësimit të shoqërisë për t’a bërë botën një vend të qasshëm për të gjithë.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”