Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, u ka premtuar studentëve mbështetje financiare gjatë studimeve e po ashtu lehtësim në hapjen e bizneseve të reja.
“Si kryeministër ju garantoj se nuk do të ketë vajzë apo djalë që nuk do të mund të realizoj ëndrrat e tij për shkak të financave. 25 milion është fondi shtetërorë për bursa çdo vit. Fillimisht për studime brenda vendit e më pas për profile të caktuara edhe jashtë vendit”, ka thënë Hamza.
Ai po ashtu ka premtuar edhe shkollim të vazhdueshëm përmes trajnimeve.
“Do të krijojmë mundësi që të organizohen trajnime për të rinjtë”, ka shtuar ai.
Hamza premtoi investime transformuese në arsim, infrastrukturë, ekonomi e shëndetësi derisa u shpreh i bindur në potencialin e të rinjve.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...