Kandidati për kryeministër i Partisë Demoratike të Kosovës (PDK) , Bedri Hamza, ka vizituar Prizrenin, ku u takua me të parin e kësaj komune që vjen nga partia e tij, Shaqir Totaj.
Hamza tha se PDK-ja, e cila ka dalë e para në zgjedhjet lokale, ka qenë dhe sipas tij është çdo herë e gatshme për zgjedhje të reja.
“Vendit do t’ia ofrojmë një qeveri kompetente, të përgjegjshme para qytetarëve dhe aleatëve tanë, me një program konkret, të realizueshëm dhe me indikatorë të matshëm, të cilin do ta prezantojmë gjatë muajve të ardhshëm”,ka shkruar Hamza.
Më tej, ai tha se ndryshimin në Kosovë do ta bëjnë me çdo qytetar “që është lodhur nga kjo gjendje e pashpresë dhe dëshiron një jetë më të mirë këtu”./Arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...