Haliti: Politikanët shqiptarë kanë probleme me veten, por jo edhe populli i tyre

21:56 | 19 Tetor 2016
M. A.

Xhavit Haliti, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës i ka komentuar debatet e ditëve të fundit për marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri të krijuara pas vizitës së Ramës në Serbi dhe deklaratave të tij atje.

“Politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës kanë probleme me veten, por jo edhe populli i tyre”.

“Ballkani është i mbrojtur nga NATO, por politika e Shqipërisë dhe Kosovës duhet te jetë syçelë për ato që mund të ndodhin në këtë pjesë.”

“Për mua nuk janë shqetësim Kosova dhe Shqipëria sa i përket sigurisë”.

“Kufijtë janë të pandryshueshëm, pra ndalohet edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”.

“Vendimet ndërkombëtare për këso çështje ndodhin në 100 vjet, jo çdo pesë vjet”.

“Edi Rama në Beograd e tha troç atje se Kosova është e pavarur, dhe për Trepçën iu tha se nuk mund ta vendosin në shpinë”.

“Nuk duhet të na brengosin deklaratat e tij, ai vetëm po thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovën”.

“Kushti për Serbinë është të përcaktohet, o me Rusinë, o me NATO”.

Këto komente Haliti i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale