Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, cak i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë.
Këto faqe, siç ka njoftuar për RTKLive, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ndodhur pas deklaratave që ia ka dhënë kundër Rusisë.
“Ky grup i hakërreve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time për mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ka qëndruar në Poloni në Konferencën e mbrojtjes “Defense 24″.
Në reagimin e hakërreve rus përmendet edhe fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.
“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojmë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci.
Kujtojmë po ashtu, se një ditë më parë dy qytetarët rus janë arrestuar në veriun e Kosovës, pasi kishin hyrë në vendin tonë nëpërmjet rrugëve ilegale.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë arrestuar dy persona me pasaporta ruse dhe që nuk kishin vizë të Kosovës. Ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës