Komisioneri i BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn ka zhvilluar sot një vizitë në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta.
Duke e mirëpritur nënshkrimin e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së, komandanti i KFOR-it Miglietta theksoi rëndësinë e madhe që luan dialogu mes Prishtinës e Beogradit, proces i udhëhequr nga BE-ja.
Ai përmendi rolin e rëndësishëm të pranisë së BE-së në Kosovë.
Ndërkaq, Komisioneri Hahn theksoi rolin e rëndësishëm që KFOR-i luan në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, me ç’rast ata diskutuan për sfidat e sigurisë në rajon.
Në Mitrovicën e veriut, Gjenerali Miglietta takoi Drejtoreshën e Administratës Komunale të Mitrovicës së veriut, Adrijana Hoxhiq. Ata diskutuan çështjet e sigurisë dhe perspektivën e përmirësimit të kushteve të jetesës në veriun e Mitrovicës.
Gjenerali Miglietta gjatë takimit ka theksuar po ashtu se KFOR-i është plotësisht i zotuar drejt promovimit të mjedisit paqësor dhe tolerant në Mitrovicën e veriut.
Sipas një komunikate të KFOR- IT, pas vizitës në kamp, Miglietta dhe komisoneri Hahn kanë fluturuar së bashku drejt bazës ushtarake të KFOR-it në Pejë.
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë
Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arr...
Merz: Përfundimi i luftës me Iranin çelës për kontrollin e ç...
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Vendi s’duhet të shkojë...
Irani rrëzon planin 15-pikësh të SHBA: Kërkesat e Donald Tru...
Vendimi i Kushtetueses, Sallahu: Krenar që kam qenë pjesë sh...