Hahn nesër bashkon pozitën dhe opozitën

17:38 | 10 Nëntor 2016
M. A.

Johannes Hahn, Komisionari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit do t’a vizitojë Kosovën të premten.

Kjo është vizita e parë në rajon e komisionarit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim dhe vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane.

Gjatë vizitës së tij, komisionari do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme  Enver Hoxhaj.

Shpërndaje në rrjete sociale