Pas arrestimit të deputetit Milaim Zeka për veprën penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”, ka ardhur edhe një reagim nga bashkëshortja e tij, Edlira Qefalija – Zeka.
Bashkëshortja e deputetit Milaim Zeka, Edlira Qefalija-Zeka thotë se po synohet njollosja e emrit të deputetit të Nismës, siç thotë ajo ‘nëpërmjet shpëlarjes së hesapeve personale apo politike’.
Shkrimi i plotë i Edlira Qefalija-Zekës në Facebook:
Per te gjithe ata kolege gazetare qe dine te interpretojne por qe nuk dine te lexojne cka shkruhet: Ne asnje moment nuk kam akuzuar sistemin e drejtesise. Ndryshe nuk do kerkoja vendosjen e drejtesise ne rastin e Milaimit.
Kam akuzuar pa fund dhe vazhdoj te akuzoj te gjithe ata qe nepermjet shantazhit, intimidimit dhe shpelarjes se hesapeve ndaj inateve personale apo politike, po mundohen te bejne gjyqe publike, te manipulojne te verteten nepermjet montazheve te turpshme me qellim njollosjen e emrit te Milaimit. Kaq e thjeshte! Ju falenderoj per mirekuptimin.
Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, është arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës. Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Më herët gruaja e deputetitQefalija-Zeka tha se prokurorët dhe gjykatësit po ndjejnë presion nga shantazhues.
Trafik i rënduar në aksin Tiranë–Elbasan, vonesa dhe vështir...
Irani i dërgon ShBA-së propozimin e fundit në negociatat për...
Shkroi në veturën kosovare “Kosova është Serbi”, dënohet një...
Konjufca përshëndet rezolutën amerikane për anëtarësim në NA...
Osmani reagon pas nismës së kongresmenëve për Kosovën në NAT...
Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroaci...