Emisari amerikan për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka reaguar sërish në lidhje me Jack Smith dhe aktakuzën që prokurori amerikan ngriti në vitin 2020 ndaj Hashim Thaçit, në atë kohë president i Kosovës.
Grenell ka përmendur Bruce Schwartzin, një zyrtar të lartë të Departamentit të Drejtësisë, i cili kishte akses në informacione sensitive, duke pretenduar se Schwartz ia kishte ndarë privatisht detajet për negociatat Kosovë-Serbi që po zhvilloheshin në atë periudhë për Marrëveshjen e Washingtonit.
Në reagimin e tij, Grenell thotë se Schwartz “ka minuar Donald Trumpin dhe politikën e Jashtme”, duke i ndarë ato informacione me prokurorin amerikan, Jack Smith, dhe shton se ky i fundit “ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit për atë arsye”.
Sipas Grenellit, ai duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht./Arbresh.info
Bruce Schwartz undermined Donald Trump and US foreign policy while he worked at DoJ.
I told him private information about negotiations (he has a TS clearance) and he used it to tip Jack Smith off at The Hague – and Jack indicted Thaci because of it.
He must be investigated… https://t.co/HhuvgTKlCV
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 15, 2025
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë