Në lidhje me takimin e djeshëm në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, është deklaruar sërish emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.
Grenell me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se e djeshma ka qenë ditë produktive dhe se ka shpresë në lidhje me këtë çështje.
“Ka qenë një ditë produktive, jam me shpresë”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1301670492013723648?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1301670492013723648%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Ndryshe, sot në ditën e dytë të takimit mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë i pranishëm edhe vet presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai fillimisht do të përshëndes liderët e Kosovës dhe Serbisë, e më pas do të ketë takim trilateral me kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiq.
Siç është paralajmëruar, sot në Shtëpinë e Bardhë pritet të nënshkruhet një marrëveshje e karakterit ekonomik.
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë