Gratë nga Rajoni i Ballkanit diskutojnë për pozitën e gruas në Kosovë

16:01 | 16 Tetor 2015
M. A.

Komuna e Pejës, Grupi i Grave Asamblist, Zyra për Barazi Gjinore dhe Syri i Vizionit kanë organizuar Konferencën e parë shkencore me temë “Pozita e Gruas në Vend dhe Rajon”.

I pranishëm në Konferencë ishte Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili bëri hapjen e Konferencës së parë shkencore me karakter Rajonal.

Pjesëmarrëse në këtë Konferencë janë Gratë nga Rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilat do të referojnë kumtesa karshi temës së Konferencës.

Konferenca do t’i zhvilloj punimet dy ditë, pra sot Gratë nga Rajoni i Ballkanit Perëndimor do të referojnë kumtesat e tyre, ndërsa ditën e dytë do të orientohen tek prezantimi dhe promovimi i vlerave turistike dhe nga trashëgimia kulturore e Pejës për mysafiret nga Rajoni.

Gjithashtu do të prezantohet një vështrim sociologjik dhe antropologjik për dhunën në baza gjinore.

12109312_1181086801920143_5755221344774987265_n

Shpërndaje në rrjete sociale