Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se dyshohet se në këtë rast janë grabitur një shumë e parave.
“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash”, ka njoftuar Ahmeti.
“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, shtoi Ahmeti./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë