Glauk Konjufca: Të larguarve nga VV u pengoi Kurti

20:34 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se është i bindur se kushti esencial për ndarjen e VV’së nga të dorëhequrit kishte qenë mosardhja e Albin Kurtit në krye të partisë.

“Unë jam shumë i bindur që e kam kuptuar drejtë, dhe kushti esencial për ndarjen e VV-së është mosardhja e Albinit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Konjufca për Top Channel.

Ai ka përmendur “muajin e rëndësishëm”, në të cilin kishin biseduar me Shpend Ahmetin për të dy grupet, dhe për Konjucën ishte gjithçka e qartë se pakënaqësia e tyre për të gjitha çështjet tjera ishte shkas që ata deputetë të jepnin dorëheqje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale