Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Baki Rrahmani, për shkak të veprave penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPK-së dhe Marrja e ryshfetit nga neni 428 par. 1 të KPK-së.
Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit B.RR iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 21.02.2019 deri me datë 21.03.2019.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.RR duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në cilësinë e personit zyrtar pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, me qëllim të përfitimit pasuror për vete ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke i tejkaluar autorizimet e tij.
Gjykata ka konstatuar se caktimi i masës së arrestit shtëpiak është e arsyeshme për zhvillimin e procedurës penale pa pengesë në sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë, ndikimit në të dëmtuar apo dëshmitar, si dhe në parandalimin e përsëritjes së veprës penale.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës