Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Kamenicës, Shaip Surdulli dhe tre të akuzuarit në procesin gjyqësor “Pastrimi i Lumit Krivareka” në Kamenicë.
Kjo për faktin se, siç raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” nga Gjilani, nuk ka arritur që të vërtetojë akuzat e prokurorisë që të njëjtit janë përgjegjës për dëmtimin e buxhetit të Republikës së Kosovës, përkatësisht rritjen e vëllimeve të punëve ashtu që në vend të shumës së paraparë në paramasë prej 138 mijë eurove është bërë pagesa në vlerë prej 145 mijë euro operatorit ekonomik.
Gjithashtu gjykata ka shpallur të pafajshëm edhe tre të akuzuar Sadik Thaqin, ish-menaxher i prokurimit në Kamenicë, Izet Thaqin, zyrtar i organit mbikëqyrës për punimet dhe Ali Kastratin, si pronar i operatorit ekonomik “Besniku”.
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...
Kryeministri i Pakistanit ofron mundësinë të jetë ndërmjetës...
PDK mban konferencë për media
Irani mohon deklaratën e Trump për zhvillimin e negociatave
Sulme të reja izraelite në Liban, 9 të vrarë dhe 47 të plago...