Gjykata Themelore e Prishtinë njofton se i është vazhduara masa e paraburgimit edhe për dy muaj për Milun Milenkoviç i njohur si ‘Llune’.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special në çështjen penale kundër të pandehuri M.M, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur lidhur me masën e sigurisë. Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.M, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy)muaj”, tha Gashi.
Kujtojmë se “Llune” u arrestua në qershor si i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri./Arbresh.info
Punonjësit e Policisë në Shqipëri marrin shpërblim në fund t...
Spiropali në pritjen e fundvitit: Diaspora shqiptare, pjesë ...
Toney, Elijonës: Nuk dua të bëj lojë me ty
Gjiganti francez e do Rrahmanin, kjo është oferta
Ragip Xhaka dorëhiqet nga kreu i degës së PDK-së në Zvicër: ...
Mbi 45% të numëruara, kaq vota kanë marrë liderët e partive ...