Drejtori i të Ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq është shprehur i kënaqur me marrëveshjen e arritur në mes Prishtinës dhe Beogradit për telekomunikacionin dhe mbi të gjitha sipas tij për faktin se “Telekom Serbia” zyrtarisht do të funksionojë në Kosovë si një kompani që është e njohur ligjërisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet e Prishtinës.
“Kompanitë tona shtetërore më në fund do të punojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e krahinës sonë jugore. Ligjërisht dhe zyrtarisht të njohura nga bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Prishtinës”, ka thënë Gjuriq.
Sipas Gjuriq “Republika e Serbisë do të jetë e kënaqur me pasuritë e saj në territorin e krahinës jugore që do të mbrohen plotësisht jo vetëm nga institucionet tona, por do të jenë të ruajtura nga kjo marrëveshje që garanton transferimin e kompanisë së ‘Telekom Serbia”, që është 100 për qind në pronësi të Serbisë, dhe që do të vendoset në territorin e krahinës sonë jugore”, ka përfunduar GJuriq.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK