Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë sot se Prishtina me “entuziazëm të pamjaftueshëm” lëviz drejtë themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) në Kosovë, gjë që sipas tij do të jetë vendimtare në ritmin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.
Gjuriq po ashtu me vendosmëri ka thënë se Prishtina duhet menjëherë të miratojë një rregullore që pranon parimet e ASK-së, “veçanarisht dekretin ekzekutiv”.
“Duhet të shikojmë se si shkon implementimi i marrëveshjeve, dhe mos rasisht ka ndonjë prapavijë. Sigurisht që mendojmë se ka mungesë entuziazmi për disa pjesë të marrëvshjes. Askush në Prishtinë nuk flet për ASK-në”, ka thënë Gjuriq për televizinonin serb “Pink”, transmeton Indeksonline.
Gjuriq ka theksuar se koha për miratimin e Stautit të Asociacionit është katër muaj, dhe e gjithë puna duhet të kryhet deri në pranverë të vitit 2016, duke shtuar se ekspertët serbë janë duke punuar në këtë drejtim.
“Prishtina duhet menjëherë të miratojë një rregullore që pranon parimet e ASK-së, e veçanarisht dekretin ekzekutiv”, ka thënë Gjuriq.
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...