Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka publikuar sot një udhëzues që i shërben ndërgjegjësimit të subjekteve politike që të bëjnë fushatë pa shkelur të dhënat personale të qytetarëve
Jeton Arifi, Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, njoftoi se këtë udhëzues ua ka dërguar sot të gjitha partive politike të cilat janë në listën e KQZ- së, shkruan arbresh.info
Qëllimi i këtij udhëzuesi është informimi me i hollësishëm dhe ndërgjegjësimi i subjekteve politike që informimin e drejtpërdrejtë me qytetaret ta bëjnë pa shkeljen e të dhënave personale.
“Subjektet politike duhet të dinë si ti qasen qytetarëve dhe si e zhvillojnë marketingun e drejtpërdrejtë me qytetarët”, tha Arifi.
Ai ka thënë se shkelja bëhet kryesisht kur qytetarëve iu drejtohen mesazhe telefonike ndonëse për këtë nuk kanë pëlqimin e qytetarit.
“Privatësia e qytetarit është një e drejtë thelbësore dhe nuk mund të shkelet dhe se për shkelje të tilla parashihen edhe gjoba”.
Arifi tha se një dokument i tillë është krijuar si rezultat i ankesave të bëra.
“Numri i madh i ankesave është një indikator i fuqishëm se qytetarët janë vetëdijesuar”, ka thënë Arifi.
Ankesat e bëra nga qytetaret iu drejtohen Gjykatës Themelore ku dhe ngritë padi ndaj asaj parti dhe sipas tarifave edhe do të gjobitet./Arbresh.info
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...