90 laboratorët që janë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve për Covid-19 janë duke u vëzhguar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.
Sipas analizës së tyre çmimet në laboratorë deri me tani janë në nivel të konkurueshmërisë dhe transparentë, shkruan arbresh.info.

Valon Prestreshi, kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës tha se çmimet në sociologjikë variojnë nga 15 euro deri në 35 euro, ndërsa për molekulare veriorin nga 64 euro deri në 80 euro.
“Sipas analizave deri të tashme, çmimet e shërbimeve molekulare dhe serologjike janë në nivel të konkurrueshmerisë, të ndryshme në komuna dhe regjion, çmimet janë transparente ka ndryshime të çmimeve në laboratorët të ndryshme dhe qytetarët kanë mundësi të bëjnë zgjidhje sipas preferencave apo buxhetit.”
Ai tha se ftojmë qytetarët dhe mediat që të raportojnë çdo parregullsi që hasin gjatë testimit të tyre për COVID-19.
Gjithsej janë 90 laboratorët të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për të bërë teste për Covid-19./arbresh.info/
Kurti: Sulmi ndaj kanalit Ibër–Lepenc ishte përpjekje e qëll...
Pas gati një dekade, Aridon Bllaca largohet nga Gjilani
Go+ Peja rikthen në skuadër basketbollistin Fatlind Shoshaj
Tronditet Cyrihu: Vritet 71-vjeçarja nga Kosova, tre persona...
“Operacioni fshesa” tek Llapi, largohen tre lojtarë
Leonid Berisha gati për sfidën e radhës, përballet me grekun...