Gjetja e trupit të Rrahim Latifit, Sveçla i shpreh ngushëllime familjes

23:18 | 29 Korrik 2025
R J

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për gjetjen e trupit të pajetë të mërgimtarit, Rrahim Latifi në liqenin e Ujmanit, duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.

Në një postim në Facebook, Sveçla po ashtu ka shprehur mirënjohje të thellë edhe për të gjithë ata që u angazhuan me përkushtim në kërkimin e trupit të pajetë të Rrahim Latifit.

“Mirënjohje e thellë për të gjithë ata që u angazhuan me përkushtim në kërkimin e trupit të pajetë të qytetarit tonë Rrahim Latifi. Në këtë dhimbje të madhe qëndrojmë pranë familjes Latifi që humbi më të dashurin e tyre. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Sveçla.

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit, Rrahim Latifi, i cili të dielën kishte kërcyer nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe më nuk kishte dalë nga uji, u gjet të martën pasdite.

Në dy ditë të kërkimeve intensive nga Policia dhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, nuk pati rezultat, teksa sot në mëngjes në këtë operacion u përfshi edhe FSK-ja.

LEXO EDHE:

Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit që u mbyt në Liqenin e Ujmanit