Qeveria gjermane tha sot se misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë EULEX duhet të zgjatet edhe për dy vjet, ndërkohë që liderët e Kosovës dëshirojnë që misioni të përmbyll mandatin e vet në fund të qershorit.
Një burim zyrtar në Ministrinë e Jashtme tha për dtt-net.com, se EULEX-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucionet e Kosovës, dhe se Berlini dëshiron që misioni të vazhdojë punën.
“Për këtë arsye, Gjermania mbështet fuqishëm vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet, megjithëse thjeshtëson detyrat e saj”, ka thënë burimi, transmeton KP.
Qëndrimi gjerman për vazhdimin e mandatit vjen pasi liderët e Kosovës kanë lansuar kampanjën për përfundimin e punës së misionit evropian.
BE-ja ka vazhduar vitin e kaluar mandatin e EULEX-it deri në fund të qershorit të këtij viti.
Ndryshe, EULEX ka nisur punën në Kosovë në vitin 2009.
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...