Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot drejtorin e Akademisë së Drejtësisë së Gjermanisë, Stefan Tratz dhe përfaqësuesit e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).
Fillimisht, ministri Kuçi e falënderoi GIZ-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Drejtësisë dhe përkrahjen e vazhdueshme që kanë ofruar për sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe përafrimin me standardet evropiane, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi ka diskutuar për bashkëpunimin që ka Ministria e Drejtësisë me GIZ në fusha të caktuara, me theks të veçantë në projektet konkrete që kanë të bëjnë me hartimin e Kodit Civil, së bashku me forcimin e të drejtave të pronësisë, projekte këto të cilat do të kontribuojnë në një shkallë më të lartë në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Sipas njoftimit për medie, ministri Kuçi është shprehur se Ministria e Drejtësisë ka inkurajuar dhe mbështetur vazhdimisht ide dhe projekte të tilla, ndërsa ritheksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen më GIZ-in në realizimin e projekt-ideve të këtilla.
Drejtori i Akademisë së Drejtësisë së Gjermanisë Tratz, falënderoi Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e ofruar dhe në emër të Akademisë së Drejtësisë në Gjermani shprehu gatishmërinë për të rritur edhe më tej përkrahjen për sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua rreth përvojave të ndryshme në fushën e drejtësisë dhe së bashku shqyrtuan mundësinë e bashkëpunimit në bazë të përvojave nga Gjermania me fokus të veçantë në trajnimin e gjyqtarëve. Në këtë kontekst, fokus i veçantë iu dha trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për trajnime specifike që do të ndihmonin në profilizimin e tyre.
Drejtori i Akademisë Tratz dhe përfaqësuesit nga GIZ shprehën gatishmërinë e tyre për përkrahje të themelimit të Akademisë së Drejtësisë në Kosovë dhe njëherit theksoi se ky do të jetë një hap i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.
Mjekët këshillojnë: Mos i puthni foshnjat pa miratimin e pri...
Osmani: FSK, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që gara...
Operacion i SPAK në bashkëpunim me ndërkombëtarët në zonën e...
Venezuela liron shtetas të huaj nga burgu, përfshirë edhe sh...
Pejë: KFOR-i i dekoron me medalje ushtarët që treguan profes...
Rreth 40,000 njerëz largohen çdo vit nga qyteti i Cyrihut