Në 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjegj Dedaj ka kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut ndërtimin e një kishe katolike në Shkup, dhe para saj të jetë busti i Shën Nënë Terezës, transmeton arbresh.info
Ky është postimi i plotë i tij:
“Me rastin e 110 vjetorit te lindjes se Shen Nene Terezes, mbi themelet e shtepise tashme te rrenuar te Nene Terezes, ne Shkup, do te ishte ide e qelluar, te ndertohet nje kishe katolike shqiptare dhe para saje busti i Shen Nene Terezes, nenes se paqes, miresise, humanizmit, dashurise dhe barazise, ne kuader te reformave dhe proceseve integruese euro-atlantike te Republikes se Maqedonise se Veriut, ku si vlere themelore eshte barazia etnike dhe fetare, dhe ne kuader te saj, krahas besimeve tjera te respektuara, te cilet i kryejne ritet fetare ne gjuhet e tyre, do ishte mire per vete RMV,qe edhe shqiptaret e besimit katolik, te celebrojne meshet ne gjuhen shqipe!”/arbresh.info/
https://www.facebook.com/100041828042329/videos/350515476352718/?extid=3n8pSxZYgZ9gnKkK
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...