Gjenerali Wesley K.Clark: Kriza më e madhe për qeverinë është të krijojë një ambient biznesi për të rinjët
Gjenerali Amerikan ka thënë që vendi duhet të krijojë mundësi të reja punësimi për studentët dhe të mundohet që t’i mbajë atë brenda vendit, shkruan arbresh.info.
Ai është shprehur që kjo është kriza më e madhe për Kosovën.
“Dua ta shoh Kosovën të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian por do t’ju them gjithashtu se do të ishte mirë sikur studentët të studiojnë e të rrinë këtu.
Kriza më e madhe për qeverinë është të krijojë një ambient biznesi për të rinjtë që do të siguronte punë dhe mundësi për të ardhmen, si dhe t’i mbajë të rinjtë në vend.
Unë kam pasur mundësinë të shoh se shumë njerëz që kanë migruar më herët në Amerikë e në Evropë po kthehen sepse Kosova ka mundësi të mira.” Ka thënë Gjenerali Wesley K.Clark./Arbresh.info/
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...