Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo ka mbajtur sot konferencën përmbyllëse të misionit të ti si komandant i KFOR-0it në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Gjatë konferencës ai ka shpalosur objektivat e të arriturat gjatë mandatit.
Fungo ka folur edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, duke e vlerësuar gjendjen si të qetë. Ai tha se prezenca e KFOR-it, nuk është e ndërlidhur me ndonjë periudhë kohore.
Sipas tij KFOR-i do të largohet kur të plotësohen kushtet.
Komandanti i KFOR-it nuk sheh kërcënime në aspektin e sigurisë, derisa e ngriti lart bashkëpunimet me Policinë e Kosovës (PK)-në, Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK)-në dhe Eulexin.
“Situata e sigurisë në Kosovë është mjaft e mirë. Nuk shoh ndonjë kërcënim. Aspektet e sigurisë janë zhvilluar në mënyrë shumë efikase. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe EULEX-in për të ofruar ndonjë reagim në rast të ndonjë situate”.
“Prezenca e KFOR-it nuk është e ndërlidhur me ndonjë periudhë kohore, është e ndërlidhur me disa kushte dhe kur të plotësohen disa kushte KFOR-i do të jetë në gjendje të ndryshoj strukturën”, u shpreh Fungo.
Ai tha se misioni ka qenë për të siguruar ambient dhe lëvizje të lirë.
“Kemi pasur patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës që të parandalojmë të gjitha aktivitetet ilegale që kanë ndodhur dhe ne do të vazhdojmë edhe më tutje.
“Ne jemi shumë krenar që kemi përdorur edhe metodat tona të buta përmes komandantëve të mi vartës, e gjithë kjo që të arrijmë rezultatet të suksesshme”, u shpreh Komandanti i KFOR-it.
Përveç shpalosjes së objektivave gjatë mandatit, KFOR-i të mërkurën do të mbaj një ceremoni të ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim Fungos dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci./arbresh.info/
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...