Edhe sot po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat në veri të Mitrovicës, të vendosura nga serbët lokalë pas arrestimit të ish-policit, Dejan Pantiq.
Ditët e fundit janë përcjellë me incidente në këtë pjesë, derisa në disa raste ka pasur edhe shpërthime me shok-bomba.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media të dielën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kanë deklaruar se po presin nga KFOR-i heqjen e barrikadave.
Ekipi i arbresh.info është duke qëndruar në lagjën e Boshnjakëve ku raportojnë se situata aktualisht është e qetë./arbresh.info/


Numërohen 60% të votave, këto janë top 10-shet e tri partive...
Vuçiq: Kushti për blerësin e NIS-it është që rafineria të va...
Erdogan: Njohja e Somalilandit nga Izraeli e paligjshme dhe ...
Williams kritikon ashpër Superkupën e Spanjës në Arabinë Sau...
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin...
Albin Kurti organizon Festën e Fitores dhe të Vitit të Ri, m...