Gjendet trupi i policit të dytë në lumin Lepenc

17:19 | 7 Maj 2018
M. A.

Është gjetur trupi i pajetë i policit të dytë, Armend Trena, i rënë në lumin e Lepenc para dhjetë ditëve.

Lajmin për gjetjen e trupit të Armend Trenës e ka konfirmuar zëdhënësi i ministrisë së FSK-së, Ibrahim Shala.

Të enjten e kaluar, ekipet e shpëtimit kanë gjetur në lumin Lepenc trupin e pajetë të policit Malësor Dashi.

Shpërndaje në rrjete sociale