Gjendet trupi i pajetë i një femre në Prishtinë

13:35 | 2 Nëntor 2016
M. A.

Është gjetur pa shenja jete një vajzë në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës ku ka theksuar se “Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale