Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në Prizren në rrugën “Ismet Jashari Kumanova”. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqit Bytyqi, i ndjeri është gjetur në rrugë nga një qytetar.
“Sot me datën 29.03.2024 rreth orës 15:30 në rr.Ismet Jashari Kumanova në Prizren është vërejtur një trup i shtrirë në rrugë. Informata është marrë nga një qytetar. Ekipi mjekësor i Urgjencës si dhe patrulla policore kanë shkuar në vendngjarje, nga ekipi mjekësor raportohet – konstatohet se viktima është pa shenja jete.
Viktima është I.D. i lindur në vitin 1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi për RTKlive.
Lidhur me këtë, është hapurt rasti “Hetim i vdekjes”.
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025
Nafta mbi 200 lekë për litër, ku ndryshon Shqipëria nga rajo...
Irani ironizon me përpjekjet e SHBA-së për armëpushim
E rëndë: Vdes tragjikisht në Gjermani i riu nga Presheva
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...