Një person është gjetur pa shenja jete sot pas mesditës në Podujevë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se viktima është gjetur në parkun e qytetit.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën se në parkun e qytetit në Podujevë, është një person i shtrirë në tokë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar se viktima është mashkull F.E 57 vjeçar.
“Bëhet fjale për viktimën mashkull F.E 57 vjeçar. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur të gjitha rrethanat qe lidhen me ketë rast”, ka prëfunduar Ahmeti./Arbresh.info/
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...
Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës