Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

08:55 | 20 Shkurt 2022
A Z

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Prishtinë.

Sipas policisë, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Prishtinë 19.02.2022 – 07:00. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ekipet mjekësore ku këta të fundit kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale