Gjendet një person i vdekur në Gjakovë

11:03 | 3 Janar 2020
A Z

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij, në komunën e Gjakovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë 02.01.2020 – 13:20. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në shtëpinë e tij ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale