Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armët e përdorura në vrasjen e së martës në rrugën “Rrustem Hyseni”.
Siç njofton policia, është gjetur një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT.
Tutje thuhet se armët kanë qenë të fshehura në magjistralen Prishtinë-Mutivodë.
Policia thotë se po punon intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e rastit si dhe arrestimin e të dyshuarve.
“Rr. “Bajram Kelmendi-Rrustem Hyseni”, Prishtinë / 25.03.2025 – 22:25. Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT. Policia e Kosovës po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ky është personi që dyshohet se mbeti i plagosur sonte në Prishtinë
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali