Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë globale.
Në këtë konferencë, që mbledh çdo vit liderë botërorë, diplomatë të lartë dhe ekspertë të sigurisë, Gërvalla do të zhvillojë takime të rëndësishme me homologë nga vende të ndryshme të botës dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.
Diskutimet do të përqendrohen në sfidat aktuale të sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve.
Pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC), rikonfirmon përkushtimin për stabilitetin dhe paqen ndërkombëtare, si dhe për thellimin e partneriteteve strategjike në adresimin e sfidave të përbashkëta./Arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci