Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin kanë vizituar sot komunën e Leposaviqit.
Gërvalla në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar fotografi nga Bistrica e Shalës deri në Boletin teksa ka theksuar se tani, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Nga Bistrica e Shalës në komunën e Leposaviqit e deri në Boletin. Bashkë me Ministrin Faton Peci një paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra”, ka shkruar Gërvalla.
“Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës”, shtoi ajo./Arbresh.info
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”