Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck.
Ministrja Gërvalla ka falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës përgjatë shtetndërtimit. Ajo i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes të dy vendeve.
Gjatë takimit është diskutuar për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Lidhur me agjendën evropiane në përgjithësi, ambasadorja Hernmarck ka shprehur përkushtimin e shtetit të saj për të përkrahur proceset e rëndësishme për qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu u diskutua edhe për angazhimet që duhet të ndërmerren për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ndërkaq menaxhimi i pandemisë është parë si prioritet, dhe ministrja Gërvalla ka nënvizuar nevojën për ndihmë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të vaksinohen në një periudhë sa më të shpejtë kohore./arbresh.info/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1