Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka lëshuar një urdhër të përkohshëm ndalues për disa mjete motorike, të cilat ishin sekuestruar më 20 maj 2025 nga autoritetet në fshatin Popovcë të Leposaviqit.
Sipas njoftimit, mjetet ishin në pronësi të dyshuarit, S.V., i cili po kryente aktivitetin e gërmimit të shkëmbinjve pa lejen përkatëse dhe duke përdorur makineri të rëndë.
Me këtë rast është dhënë urdhër i përkohshëm ndalues për mjetet motorike:
Një kamion i markës Volvo 380 ngjyrë e kaltër me tabela vendore regjistrimi,
Një bager Ulta 150 L ngjyrë e verdhë pa dokumente.
Pas sekuestrimit të mjeteve, ndaj S.V. është hapur hetim për veprën penale të “Ndotjes, degradimit ose shkatërrimit të mjedisit”. Prokuroria ka deklaruar se do të vazhdojë hetimet dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për të ndjekur penalisht çdo veprim që dëmton mjedisin./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë