Gecaj godet VV-në, i quan anarkist të rrezikshëm
Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj thotë se nëse koalicioni qeveritar pranon kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, atëherë do të ishte dorëzim para destruktivëve.
Duke reaguar ndaj një deklaratë të Glauk Konjufcës nga VV, Gecaj thotë se nëse koalicioni do të dorëzohej para siç shprehet ai anarkistëve të dhunshëm do të krijohet një precedent shumë i rrezikshëm, transmeton ‘Indeksonline’.
Postimi i plotë i Gecajt:
DORËZIM PARA DESTRUKTIVËVE
Glauk Konjufca sapo tha diçka në linjat se deklarata e fundit e ambasadorit Britanik paska qenë se nëse partitë politike nuk mund të merren vesh në mes veti mund edhe të shkohet në zgjedhje. Kjo vërteton atë të cilën ne e kemi thënë që nga fillimi; pra, se ata janë destruktivë, të dhunshëm dhe jo-bashkëpunues vetëm e vetëm për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme. Madje-madje, ata fillimisht kishin provuar marrjen e pushtetit përmes “revolucionit” të dhunshëm dhe përdorimit të mjeteve e metodave të papara deri më sot në Republikën e Kosovës. Nëse tani dorëzohemi para këtyre anarkistëve të dhunshëm do të krijonim precedent të rrezikshëm se dhuna, bojkoti dhe destruktiviteti shpaguhen dhe se janë mënyrat që edhe në të ardhmen çdo opozitë e pakënaqur mund të ndërroi pushtetin përmes këtyre mjeteve jo-civilizuese, jo-demokratike dhe tërësisht jashtë cikleve normale zgjedhore.
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, në pranga 2 persona...
Harry Bajraktari letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i...
Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në raj...
Platforma “Liria ka Emër” mban sot konferencën e fundit para...