Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic, njoftoi të premten se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.
Gazetarja ka shpalosur diçka prej asaj që Kurti ka thënë në këtë intervistë, e cila siç ka bërë të ditur ajo, do të transmetohet të shtunën pasdite.
Sipas saj, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë formimin e një modeli si Republika Srpska në Kosovë.
“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar Latic në Twitter.
Ajo ka thënë se gjatë intervistës, Kurti gjithashtu ka deklaruar se Serbia i sheh ende Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme. /arbresh.info/

Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...